LAJMI I FUNDIT:

Veseli dhe Kelmendi: Të bëhemi bashkë, javën e ardhshme le të kaloj Pakoja e Rimëkëmbjes Kombëtare

Veseli dhe Kelmendi: Të bëhemi bashkë, javën e ardhshme le të kaloj Pakoja e Rimëkëmbjes Kombëtare

Afaristi Ramiz Kelmendi ka pritur sot në fabrikën prodhuese “Pi&Ki”, që vepron në kuadër të “Elkos Group”, kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Kjo vizitë e Veselit e nisur te prodhuesit vendor gjatë kësaj periudhe të pandemisë së COVID-19.


Veseli nga kjo vizitë ka ftuar partitë parlamentare që të kthejnë kokën nga ekonomitë prodhuese, të vogla e të mesme, hoteleritë dhe të tjera të mbështesin Pakon e Rimëkëmbjes Kombëtare, e cila javën e kaluar u tërhoq nga seanca e Kuvendit.

“Është pako më e mirë e rimëkëmbjes kombëtare. Jam sot te Ramiz Kelmendi, që mrekullisht po vepron me prodhimet e tij, sepse është i fuqishëm dhe është shembulli më i mirë në Kosovë. Mirëpo nuk e kanë të gjithë fuqinë dhe suksesin e Ramiz Kelmendit, po flas për 280 mijë familje në sektorin privat, po flas për mijëra ndërmarrës, andaj, ftojë që të lëmë anash politikën, dhe javën e ardhshme përmes seancës së rregullt, ta kalojmë në kuvend pakon ekonomike të rimëkëmbjes kombëtare, ku ka kontribuar edhe vet Ramiz Kelmendi me ekspertizën e tij shumëvjeçare të suksesit. Unë jam i impresionuar me punën e organizuar që e shoh këtu”, tha Veseli për Radio 1.

Tutje Veseli theksoi se Qeveria në detyrë e Kosovës nuk po i shfrytëzon shembujt e ndërmarrësve të nivelit siç është Ramiz Kelmendi, afarist që e mbanë gjallë taksën e buxhetit të shtetit dhe ka përvojë të jashtëzakonshme.

“Ramiz Kelmendi po tregon shembullin edhe të dallimit edhe të suksesit, sot ku jam këtu, janë rritur kapacitetet prodhuese përkundër pandemisë. Keq që nuk merren parasysh përvojat e biznesmenëve si Ramiz kelmendi. Qeveria në detyrë në shkuarje po shihet se është e papërvojë dhe çfarë është më e keqja po shet një lloj protagonizmi, për të nxjerrë një yrnek të ri në këtë ballafaqim me Covid 19. Ne nuk kemi nevojë si Kosovë për yrnek të ri, ne kemi shembujt se si janë ballafaquar ekonomitë e fuqishme. E krejt këto na vijnë në një kohë kur qeveria jonë e ka ndarë buxhetin e 2020 pa asnjë masë ekonomike për sektorin privat”, shtoi për Radio 1, Veseli.

Në anën tjetër, Kelmendi, i cili që nga shpallja e masave kundër pandemisë së COVID-19 ka dhënë rekomandime publike për institucionet qeveritare në tejkalim sa më të lehtë të kësaj situate në vend.

“Ndjejë shumë keqardhje që kjo qeveri në detyrë, propozimet e mia nga ekspertiza, nuk i ka marrë parasysh, ndoshta nga roli im opozitar edhe kanë logjikuar ndryshe, mirëpo ata ishte dashur që së paku të dëgjojnë rekomandimet e mia, së paku duke u bazuar nga përvoja ime edhe në institucione shtetërore edhe në biznes e edhe në menaxhim të situatave të kaluara që na kanë ndodhur. Ata nuk duhet harrojnë se virusi COVID-19 ka prapavijë edhe virusin ekonomik dhe me këtë prevenim kjo qeveri nuk po merret fare. Ndjehem i nderuar me interesimet e kryetarit Veseli sot tek unë dhe në Pejë”, tha Kelmendi në Radio 1.