LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni të mos e pengojë liberalizimin

Veseli: Demarkacioni të mos e pengojë liberalizimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që i bëri degës së PDK-së në Pejë, ka folur për media edhe për çështjen e demarkacionit dhe ndërlidhjes së këtij procesi me liberalizimin e vizave.

Sipas kreut të Kuvendit, nuk do ketë mungesë të liberalizimit të vizave për shkak të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.


“Nuk do të ketë mungesë të liberalizimit të vizave për shkak të ndonjë çështje teknike siç është demarkacioni”, tha Veseli

Ai ka shtuar së janë në fazën e bisedimeve me subjekte politike që të gjejnë pika të përafrimit sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit.

“Unë besoj shumë se pjekuria e gjithë kuvendarëve në Kuvendin e Kosovës nuk do të lejojë që të kemi mungesë të liberalizimit të vizave për shkak një shkaku të caktuar. Jemi në konsultime shumë të gjera me të gjithë koleget tanë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Natyrisht kemi disa momente ndarje mes nesh, mirëpo duhet me gjetë pika të afrimit”, theksoi ai.

Veseli vizitoi degën e PDK-së në Pejë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie me rastin e aderimit të 100 anëtarëve në subjektin që e drejton ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori