Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli, ka dëgjuar sfidat por edhe idetë e përfaqësuesve të bizneseve në Komunën e Gjakovës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Veseli ka marrë sugjerime të shumta nga sipërmarrësit e Gjakovës për nevojën e ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes që shteti duhet tu ofrojë bizneseve në mënyrë që ato të zhvillohen më shumë për të pasur mundësi të krijojnë vende të reja të punës.
Sipërmarrësit e Gjakovës kanë i kanë propozuar Veselit që të shikojë mundësinë e dhënies në shfrytëzim të objekteve dhe pronave të shumta shoqërore të cilat që nga paslufta kanë mbetur të boshatisura.
“Nga 50 deri në 70 punëtorë mund ti punësojë një pjesë e madhe e ekonomisë që unë këtu po e shoh, sikur vetëm nga Qeveria e Kosovës dhe nga organet relevante të ishte miratuar me kohë një kërkesë e jona, që t’i shfrytëzojmë objektet tona. Nuk po duam të na falin por të mundësohet shfrytëzimi i tyre, ato objekte që sot janë kah rrënohen”, ka thënë sipërmarrësi Afrim Batalli.
Ndërsa sipërmarrësi tjetër Artan Nimani sugjeroi ndryshimin ligjit për financat publike për të favorizuar bizneset në punësimin e punëtorëve të rinj.
“Çdo biznes i ri i cili hapë tri vende të reja të punës, të lirohet mbi tatimin në fitim për aq kohë sa i marrin pagat këta tre punëtorë të rinj”, tha Nimani.
Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e përfaqësuesve të bizneseve, kryetari Veseli tha se ai do të kujdeset që të fusë në platformën e tij të gjitha idetë që burojnë nga vet bizneset për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Po ua jep fjalën se kjo nuk do të mbetet vetëm për tu dëgjuar dhe për të mbetur kështu si është. Shpejt do të jemi bashkë për ta parë edhe pjesën e përgjigjes dhe zgjidhjes. Nuk mundemi më ta tolerojmë këtë situatë me papunësi kaq të madhe”, ka thënë Veseli./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre