LAJMI I FUNDIT:

Veseli i bashkohet fushatës “Mbjell një pemë” në Ditën e Tokës (Video)

Veseli i bashkohet fushatës “Mbjell një pemë” në Ditën e Tokës (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e Ditës së Tokës, ka vendosur të mbjellë një pishë  duke u bërë kështu pjesë e fushatës “Mbjellë një pemë”.

Veseli mbjelljen e pishës ka vendosur ta bëjë në fshatin Kovragë të Istogut duke thënë se ky është “vendi i njerëzve punëtor dhe me natyrë të jashtëzakonshme”.


Kryeparlamentari në këtë fushatë ka sfiduar futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin

Postimi i plotë:

Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili./Telegrafi/