LAJMI I FUNDIT:

I vërsulet me sëpatë, polici reagon me kohë – qëllon për vdekje burrin në Chicago

I vërsulet me sëpatë, polici reagon me kohë – qëllon për vdekje burrin në Chicago

Ky është momenti kur një burrë me sëpatë në dorë i vërsulet një polici të trafikut, i cili reagon me kohë dhe e qëllon për vdekje me revole.

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan në Naperville, Chicago, si dhe në atë të veturën zyrtare, ka kapur momentin e incidentit që ndodhi më 3 qershor, transmeton Telegrafi.


Zyrtari policor i cili për 22 vite shërben në forcat e rendit, po kryente kontrollet rutinore të një veture që e kishte ndalur.

Por gjithçka ndryshoi kur para këmbëve të tij u ndalë një veturë tjetër – nga e cila doli një burrë me sëpatë në dorë.

I habitur me atë që po ndodhte e pyeti menjëherë se përse u ndalë dhe çfarë dëshiron nga ai. Pasi që nuk iu bind urdhrave të tij, polici reagoi me kohë duke nxjerr revolen nga brezi.

Pas qaste pa e goditur me sëpatë, polici arrin ta qëllojë disa herë me revole, goditje këto që ishin fatale për sulmuesin.

E pavarësisht që u dërgua me urgjencë sulmuesi, në spital është shpallur i vdekur. Nga atje policia zbuloi identitetin e tij – bëhet fjalë për Edward C. Samaan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori