LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në disa komuna – FSK e gatshme të intervenoj

Vërshimet në disa komuna – FSK e gatshme të intervenoj

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.

Si rezultat i kësaj, situatë më e rënduar paraqitet në Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Junik, Vushtrri e Mitrovicë.


E pas situatës së krijuar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se autoritet janë duke e monitoruar situatën në terren.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka shtuar se FSK është e gatshme të intervenoj aty ku kërkohet.

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Rritja e nivelit të Lumbardhit në Pejë (20.11.2022)