Një çifti dasma u është kthyer në ankth. Ata po martoheshin vetëm një ditë pasi uji kishte marrë shtëpinë e tyre si pasojë e vërshimeve në Skenderaj. Dhoma e sapo mobiluar për çiftin e ri ishte zhytur në ujë derisa babai i djalit ishte detyruar të qëndrojë në spital, pasi u ftoh nga përballja me ujërat.
Mirjeta Hetemi e Astrit Tahiraj janë që dy vite së bashku. Ata dashurinë e tyre kishin vendosur ta finalizojnë me një dasmë ku do të kishin të ftuar shumë mysafirë. Kishin bërë përgatitjet dhe kishin rezervuar edhe restorantin.
Por dasma e tyre është kthyer në ankth. Ata po martoheshin vetëm një ditë pasi uji kishte marrë shtëpinë e tyre si pasojë e vërshimeve në Skenderaj.
Dhoma e sapo mobiluar për çiftin e ri ishte zhytur në ujë derisa babai i djalit ishte detyruar të qëndrojë në spital, pasi u ftoh nga përballja me ujërat.
“E kena pasë lanë me termin e me krejt. Po tani na ndodhi qikjo dhe kisha qef me pshtu këta familjarët. Po apet se apet mirë është. Tani babën u duft me çu në spital…”, fillon rrëfimin nusja Mirjeta Hetemi, në një intervistë për emisionin Udhëve në RTK.
Mirjeta Hetemi
Nusja, kishte qëlluar jashtë shtëpisë bashkë me bashkëshortin e saj me të cilin do të martoheshin vetëm një ditë më vonë. Ata kishin provuar të hynin në shtëpi për të takuar pjesën tjetër të familjes që ballafaqoheshin me vërshimet.
“Veç unë e burri jena kanë jashtë. Edhe u duftë gjithqysh me hy nëpër ujë me ardhë te kta. Tana i kena ble, me dhomë e me tana qiso sene që na kanë vyjt por na kanë shku dam”, thotë nusja.
Përpjekjet për të parandaluar futjen e ujit në shtëpi bënë që Avdyl Tahiri të pësojë edhe me shëndet.
Ndonëse dasma u mbajt, ai nuk pati mundësi të jetë pjesëmarrës në ahengun e djalit pasi iu desh të shtrihej në spital, si pasojë e ftohjes për shkak të zhytjes në ujë.
“Jam edhe i ftofun prej mushkërive përpara dhe më rroku këtu ujtë, si më rroku, të nesërmen përnjëherë mu ka duftë te mjeku me shku”, thotë vjehrri Avdyl Tahiri.
Avdyl Tahiri
Edhe dasmorët që ishin në ahengun e familjes nuk është që u ndjenë mirë.
“Krejt janë ndje keq amo edhe ata (mysafirët – V.j.) janë ni shumë keq kur na kanë pa në qit gjendje. Si kom ditë vullnet qasaj dasme”, shprehet nusja.
Nusja dhe dhëndrri, sapo përfunduan dasmën i priti një sfidë para vete. Të pastrojnë shtëpinë nga llumi që iu kishin sjellë ujërat gjatë vërshimeve dhe familja të krijojë një strehë e të rimëkëmbej. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën