LAJMI I FUNDIT:

Vermuelen: Kosova duhet ta ndryshojë modelin ekonomik

Vermuelen: Kosova duhet ta ndryshojë modelin ekonomik

Ruud Vermuelen, përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë modelin ekonomik.

Kështu është shprehur Vermuelen në një intervistë televizionin publik të Kosovës.


“Në afatgjatë Kosova duhet të fokusohet në eksport dhe prodhime të tregtueshme. Për ta bërë këtë Kosova duhet të bëjë reforma”, ka thënë Vermuelen.

Sipas tij zhvillimet ekonomike në Kosovë janë pozitive, ku rritja ekonomike sillet rreth 4 për qind.

“Ndonëse rritja është realivisht e lartë në krahasim me vendet e rajonit, prapë nuk duket të jetë mirë. Ka nevojë për rritje më të lartë për ta zbutur papunësinë. Rritja më e madhe është nga remitencat dhe pak nga investimet”, ka thënë ai. /Telegrafi/