LAJMI I FUNDIT:

Verma, Vuçiqit: Sanksionet kundër NIS-it synojnë Rusinë

Verma, Vuçiqit: Sanksionet kundër NIS-it synojnë Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, sqaroi gjatë një vizite në Beograd se këto masa nuk synojnë Serbinë, por Rusinë.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Lexo po ashtu Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?

Sipas Verma-s, NIS është një nga 2000 kompanitë ruse të sanksionuara nga SHBA-ja, raporton nova.rs.


Ai theksoi se “fitimet e NIS-it, të cilat Rusia i nxjerr nga Serbia, nuk po riinvestohen në vend”.

Për këtë arsye, Verma sugjeroi se “largimi i pronësisë ruse nga kompania do të përmirësonte stabilitetin në rajon” dhe do të ndihmonte Serbinë të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të bëhet më e pavarur.

Ndryshe, Industria e Naftës së Serbisë është kompania e vetme në vend që merret me kërkimin, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror. Gazprom Neft zotëron shumicën e aksioneve të NIS-it (56.15 për qind), ndërsa Serbia mban 29.87 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër u përket aksionarëve më të vegjël.

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Po përballemi me sanksione të rënda dhe serioze
Lexo po ashtu SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Po përballemi me sanksione të rënda dhe serioze

Më 10 janar, Departamenti i Financave i SHBA-së përfshiu NIS-in në listën e kompanive të sanksionuara për lidhjet e saj me Gazprom Neft, kompani që tashmë është nën sanksione evropiane dhe amerikane për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, kompania mëmë e Gazprom Neft, Gazprom, nuk është sanksionuar nga vendet perëndimore. /Telegrafi/