LAJMI I FUNDIT:

Vera dhe stili i jetës

Vera dhe stili i jetës

Rexhep Kryeziu, ekspert i verëtarisë, Zvicër
Dr. Avni Kryeziu, Internist-reumatolog, QKUK, Prishtinë

Edhe vera e bardhë ka një sekret. Të shëndetshëm janë ata që kanë miq dhe e shijojnë jetën.


Vera është e shëndetshme jo vetëm për shkak të përbërësve të saj të mrekullueshëm me efektet e tyre fizike në shëndetin tonë. Nuk është vetëm mjekësia që ka të bëjë me gjërat delikate, por edhe vera e shpalos efektin e saj shëndetësor në një mjedis kulturor dhe e ka bërë këtë gjithmonë, që kur njerëzit kanë filluar ta konsumojnë. Sigurisht, këtu përfshihet edhe atmosfera e relaksuar, disponimi gazmorë duke përfshirë shoqërimin, të qenit së bashku me familjen dhe miqtë. E gjithë kjo është treguar se ka përfitime shëndetësore.

Vera është veçanërisht e lidhur ngushtë me kulturën ushqimore, shpesh konsumohet me ushqim, e përshtatur me ushqimin. Disa mund të kalojnë orë të tëra duke biseduar se cila verë shkon me cilën pjatë dhe përse? Sigurisht një qëndrim i tillë i këndshëm ndaj të ngrënit dhe të pirit, pra ndaj “ushqyerjes”, është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin, sepse shqisa e shijes tregon rrugën drejt një furnizimi adekuat të lëndëve ushqyese të kërkuara individualisht dhe kultivimi i përvojës së shijes, qon në koordinim gjithnjë e më të saktë me nevojat individuale, gjenetikisht të paracaktuara.

Modeli i shëndetit të mirë është jeta në vendet e Mesdheut, ku gjithçka bashkohet: kultura e kënaqësisë, vlerësimi i ushqimit të mirë dhe cilësia e përbërësve, arti i përgatitjes dhe vlera e kudo ndodhur e verës dhe ajo e relaksuar, e gëzuar, qëndrimi ndaj jetës, rëndësia e lartë e shoqërisë, marrëdhëniet me familjen, miqtë dhe fqinjët. Por edhe në regjionin e Alpeve ku hardhia nuk rritet, vera padyshim që i përket një konteksti të tillë. Atje gjithashtu, adhuruesit e verës priren të kenë një mënyrë jetese të ngjashme me vendet mesdhetare dhe për këtë arsye janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe atë vetëm për shkak të përbërësve të veçanta aktivë në verë.

Vera është produkt i një procesi negocimi dhe me sa duket gjithashtu shkakton një zinxhir të tërë transformimi. Vera ndryshon organizmin individual, por ndikon mirë edhe në marrëdhëniet shoqërore siç është treguar deri më tani në rrjedhën e zhvillimit njerëzor. A na bënë vera njerëz më të mirë? Kjo është një pyetja e madhe, por që ajo përmirëson, kjo është e sigurt, sepse vera cilësore ndikon në funksionin e organeve dhe zgjat jetën e tyre. Vera gjithashtu përmirëson disponimin dhe vetëvlerësimin. Vera forcon psikikën dhe ngre shpirtin, ju bën më të hapur, më komunikues dhe në këtë mënyrë, përmirëson edhe marrëdhëniet shoqërore, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë. Vera i bashkon njerëzit. Ata ulen bashkë, flasin dhe qeshin, hapin një shishe tjetër… dhe një tjetër, dhe pastaj mund të ketë edhe një transformim që askush nuk e pret, krejt papritur.

Vera mund të hollojë gjakun, duke parandaluar atakun në zemër ose goditjen në tru. Kjo është vërtetuar shkencërisht. Përbërësit e verës së kuqe, si resveratroli, përveç tjerash, mund të mbrojnë gjithashtu dhe sytë. Edhe nëse rastet shëndetësore me ndikime spektakolare të verës, nuk mund të sqarohet në mënyrë shkencore, sigurisht që ka një ndërveprim midis proceseve mendore, efekteve të verës në psikikë dhe ndryshimeve në trup. Substancat që gjenden në verë, ndryshojnë gjendjen shpirtërore, ndikojnë në regjionet përkatëse të trurit, gjë që shkakton reaksione në pjesë të caktuara të trupit. Poashtu ajo ndërmjetëson nëpërmjet trurit, përmes substancave të dërguara nëpërmjet ilaçeve të të cilat nga ana tjetër komunikojnë me organet, me zemrën, qarkullimin e gjakut dhe me sa duket edhe me syrin (pamjen).

Çuditërisht, jo vetëm përqindja e alkoolit në verë, por edhe polifenolet, duke përfshirë resveratrolin shumë të dobishëm, janë përgjegjës për këtë përmirësim të shëndetit dhe humorit. Për shkak se shumë efekte shëndetësore të verës i atribuohen këtyre substancave jo alkoolike, do të ishte premtuese të rrotulloheshin mendimet për të optimalizuar verën në mënyrën e konsumimit të moderuar. Në fakt, një lëvizje e re në skenën e prodhimit të verës tani, po përpiqet të revolucionarizojë pamjen dhe kërkesat, të ndryshojë përmasat e përbërësve, për ta bërë verën më natyrale dhe si rrjedhojë, më të shëndetshme. Disa vreshtarë, për shembull, jo vetëm verën e kuqe, por tani edhe verën e bardhë e lënë të tharmohet apo thënë ndryshe të fermentohet në “përzierje”, d.m.th. së bashku me kërcëllitë, farat, lëkurat, që në fakt është një super ide, sepse kjo mund të rezultojë në më shumë përbërës aktivë të mrekullueshëm, më shumë polifenole, më shumë resveratrol dhe verërat do të ishin edhe më të shëndetshme në përgjithësi për mendjen, trupin dhe shpirtin.

Ndryshimi është i dukshëm nga një këndvështrim thjesht vizuel. Vera është ndryshe, vera novatore – diçka e re; nuk është më e pastër e bardhë, por më tepër e turbullt, me ngjyrë portokalli, që i jep edhe etiketën: “Orangen Wein” (verë ngjyrë portokalli) dhe për shkak se kjo tingëllon paksa shumë si fruta tropikale, më të dashuruarit e kësaj vere preferojnë ta quajnë verë portokalli – Orangen Wine. Do të thotë se edhe vera e bardhë ka një sekret me efekte të mëdha në shëndetin tonë.

Veçanërisht interesante është perceptimi i substancave të ndryshme në përbërjen e verës, dhe autorët studiues shkruajnë se ato kanë një “erë balsamike-të ëmbël”. Disa thonë gjithashtu se është një aromë e freskët dhe e gjelbërt e nenexhikut / peperminc. Njohësve u kujtohet gjithashtu një bimë e quajtur wintergreen (e gjelbërta e dimrit) apo Green Tee (çaji i gjelbër). Po sigurisht, një përmbajtje kaq e madhe e substancave bimore aromatike brenda verës, natyrisht që shijon një larmi të madhe aromash dhe shijesh. Pra, nëse mund të flisni me adhuruesit e verës dhe gustatorët (ngjëruesit) me orë të tëra për diçka të tillë, atëherë kjo do të shërbente për të furnizuar trupin me substancat e nevojshme në mënyrë sa më optimale që të jetë e mundur, siç është përbërësi aktiv i aspirinës për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe për të shmangur sulmet.

Vera nuk na bën njerëz më të mirë, por ndoshta ajo ndryshon prioritetet dhe nxjerr në pah shumëllojshmëritë e shijes. Vera nuk promovon inteligjencën, por me sa duket ndihmon për të marrë vendime më të zgjuara si bie fjala gjatë vakteve, dhe jo vetëm në kuzhinat shumë të zhvilluara të rajonit të Mesdheut, ku kultivohet dieta mesdhetare me paella, makarona, antipasta, ratatouille dhe boullabbaisse, por edhe në vende si Kosova ku deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë asgjë tjetër përveç qebapë, grosh, tava orizi, pite, flija, e tj. Prandaj, studiuesit sugjerojnë se përfitimet e njohura shëndetësore të verës mund të lidhen shumë me faktorë të tillë shoqërues, sa që ekziston një lidhje ndërmjet zakoneve të pirjes dhe tiparëve sociale dhe psikologjike, që shpjegojnë përfitimet e dukshme shëndetësore të verës. Kjo ngërthen në vete shumë faktorë përtej asaj delikate, duke përfshirë ato sociale, siç e kishte mësuar tashmë historia e shijimit të verës, sepse vera i bën njerëzit më të hapur, më të shoqërueshëm, më llafazan, i ofron ata me njëri-tjetrin, stabilizon lidhjet dhe ndoshta edhe intensifikon jetën.

Vera mund të mos i bëjë njerëzit më të mirë, por përmirëson marrëdhëniet e tyre, dhe kështu në mënyrë indirekte, i bën ata më të shëndetshëm. Për shembull, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, njerëzit që pinë, shoqërisht kanë më shumë miq, ata janë gjithashtu më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se cilësia e marrëdhënieve, ka një ndikim në shëndetin dhe, siç kanë treguar studiuesit mjekësorë në shumë punime, lumturia, shëndeti dhe ndjeshmëria jonë ndaj sëmundjeve, ndikohen kryesisht nga numri i miqve që kemi. Psikologu evolucionar i Oksfordit, Robin Dunbar, i referohet studimeve me pacientë me atak në zemër, tek të cilët u shtrua pyetja se çfarë ishte më e rëndësishmja për mbijetesë në vitin e parë pas incidentit. “Gjëja më e rëndësishme,” thotë studiuesi, ” ishte cilësia e marrëdhënieve të tyre shoqerore që qon në konsum të tepruar të alkoolit”.

Një gjë është e sigurt se ata që konsumojnë shumë alkool, jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme. Por, kur konsumoni alkool në sasi të lejuara, nuk ka të bëjë vetëm me kënaqësinë që promovon shëndetin, por edhe me kontekstin social, duke pirë të lumtur me miqtë dhe familjen.

Rastësisht, përbërësit e verës që kanë lidhje me shëndetin, kanë një efekt edhe jashtë natyror nëpërmjet mekanizmave socialë dhe komunikues. Kur shijoni verën me kënaqësi, me sa duket ka edhe mekanizma materiesh bimore që forcojnë sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë, promovojnë shëndetin. Humori dhe kënaqësia për shembull, kanë efekte shumë të ngjashme te njerëzit, dhe gjithashtu aktivizojnë substancat mbrojtëse të trupit. Endorfina çlirohet kur qesh, siç e ka demonstruar dhe madje edhe e ka verifikuar profesori i Oksfordit, Robin Dunbar, për shembull, kur shikon videot qesharake ose kur performojnë humoristët. Endorfinat janë hormone endogjene që do të thotë se trupi ynë i prodhon ato vetë. Ato shërbejnë kryesisht si një qetësues natyral i dhimbjes ose një lloj anestezie. Për ta realizuar këtë efekt, ato ngjiten në receptorët e palcës kurrizore dhe të trurit. E qeshura rrit tolerancën ndaj stresit, forcon sistemin imunitar, rrit të ashtuquajturin elasticitet apo tolerancën, duke forcuar rezistencën ndaj sfidave në përgjithësi. E qeshura, siç thuhet, është ilaçi më i mirë, të cilin shkencëtarët vetëm mund ta konfirmojnë. Ndoshta ky është edhe sekreti më i rëndësishëm shëndetësor i pijes më të vjetër të kultit të njohur për njerëzimin. Pra Vera na bën të qeshim dhe te jetojmë shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori