Veprimi i Victoria Beckham që thuhet se 'i prishi dasmën' Brooklyn dhe Nicole

Tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave.
Sipas burimeve pranë familjes, Victoria Beckham dyshohet se ka shkaktuar një situatë të sikletshme dhe emocionale për nusen e djalit të saj, aktoren Nicola Peltz, gjatë dasmës së saj me Brooklyn Beckham.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në momentin kur këngëtari Marc Anthony u ngjit në skenë për të prezantuar vallëzimin e parë të çiftit, një moment i planifikuar paraprakisht si një çast intim dhe romantik për nusen dhe dhëndrin.

Por atmosfera ndryshoi papritur kur Marc Anthony ftoi Brooklynn të kërcejë me “gruan më të bukur në sallë”, duke thirrur në skenë Victorian.
Ajo iu afrua djalit të saj, e përqafoi dhe u shfaq shumë e afërt me të, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Burimi pohon se ky veprim ia zbehu Nicolas momentin e saj më të rëndësishëm të mbrëmjes.
E prekur emocionalisht, ajo u largua nga salla në lot, ndërsa familja Beckham vazhdoi festën, në kontrast me familjen e saj, e cila mbeti e rezervuar.
Miqtë e Nicolas u përpoqën ta bindnin të rikthehej në ceremoni, por ajo u kthye vetëm më vonë, me shenja të dukshme trishtimi dhe mbeti e mërzitur gjatë gjithë mbrëmjes.
Deri më tani, Victoria dhe David Beckham nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve. /Telegrafi/





























































