LAJMI I FUNDIT:

Venkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë më të frekuentuarat pas heqjes së karantinës dhe testit për coronavirus

Venkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë më të frekuentuarat pas heqjes së karantinës dhe testit për coronavirus

Të premten, ditën e parë pas vendimit të autoriteteve për hapje të plotë të kufijve, pa coronatest dhe karantinë dy javore, më së shumti udhëtarë ka pasur vendkalimi kufitar për në Serbi, Tabanoc dhe Bllace për në Kosovë.

Sipas të dhënave të MPB-së për periudhën e premte e shtunë deri në mesnatë në Tabanoc ka pasur 1.645 udhëtarë për hyrje dhe 1.633 për dalje dhe 686 automjete për dalje dhe 741 për hyrje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Qafthanë për gjatë hyrjes janë evidentuar 648 udhëtarë, ndërsa për dalje 569 udhëtarë. Kanë hyrë 379 automjete dhe kanë dalë 309 automjete.

Në vendkalimin kufitar Deve Bair kanë hyrë 167 udhëtarë dhe kanë dalë 70 udhëtarë. Në Bllacë për në Kosovë janë evidentuar 1.305 udhëtarë për hyrje dhe 1.800 për dalje. Gjatë hyrjes nga bllaca kanë hyrë 631 automjete dhe 807 kanë dalë.

Në Bogorodicë kanë hyrë 844 udhëtarë dhe 623 kanë dalë.

Ndryshe, nga 1 korriku do të hapen dy aeroportet në Shkup dhe Ohër që ishin të mbyllura që nga marsi për shkak të rrezikut nga përhapje e coronavirusit./Telegrafi/