LAJMI I FUNDIT:

Venediku nën ujë, baticat kërcënojnë qytetin

Venediku nën ujë, baticat kërcënojnë qytetin

Venediku u godit nga përmbytjet pasi një sistem i barrierave të përmbytjeve dështoi, kështu që monumentet më të famshme të qytetit, përfshirë Sheshin e Shën Markut, i cili u gjend nën ujë.

Kryetari Luigi Brugnaro shkroi në llogarinë personale në Twitter se Venecia po përgatitej për një rritje prej 145 cm të nivelit të ujit dhe se sheshi kryesor i qytetit tashmë ishte përmbytur.


Ai gjithashtu tha se sistemi i mbrojtjes nga përmbytja, i njohur si MOSE (Modulo Sperimentale Elektromeccanico ose Moduli Elektromekanik Eksperimental), nuk po funksionon, raporton rai.

MOSE, vënia në punë e të cilit u vonua prej kohësh, u përdor për herë të parë në tetor dhe mbrojti me sukses Venecian nga batica e lartë dhe solli lehtësim në qytet në një lagunë që ka pësuar përmbytje për vite me rradhë.

Ai e ka mbrojtur dy herë qytetin nga batica që nga e dita e diele. /Telegrafi/