LAJMI I FUNDIT:

“Vendosni deri më 10 gusht”,  BSPK ultimatum Qeverisë: 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave

“Vendosni deri më 10 gusht”,  BSPK ultimatum Qeverisë: 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, është pritur në takim nga Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas një kumtese të lëshuar nga BSPK, biseda u fokusua në çështjet aktuale dhe gjendjen ekonomike e sociale të të punësuarve në sektorin publik.


“Bisedat sidomos u fokusuan në zgjidhjen e kërkesave sindikale përkitazi me përfundimin e hartimit të Projektligjit të Pagave, me Plotësim-Ndryshimin e Ligjit të Skemave Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor”, njofton BSPK.

Në kumtesë poashtu thuhet se i është parashtruar ministrit kërkesa për subvencionimin e punëtorëve me nga 100 euro shtesë në pagë, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve
Lexo po ashtu BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve

“Bisedat u ndalën në gjetjen e rrugës së duhur për plotësimin e kërkesës së subvencionimit të pagës në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”.

Hykolli e informoi ministrin e Financave, Murati, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret veprimin e Qeverisë deri para mbledhjes së 10 gushtit 2022 të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së.

“Në këtë mbledhje pritet të merren vendimet e duhura për veprimet e mëtutjeshme sindikale. Qeveria të mundohet të gjejë rrugëzgjidhjen e duhur të miratimit të kërkesave të parashtruara e sidomos të kërkesës së subvencionimit të pagave në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/