LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e vathit nuk shkoi si duhet, mjeku ia nxori pjesën nga argjendi që i përfundoi te timpani (Video)

Vendosja e vathit nuk shkoi si duhet, mjeku ia nxori pjesën nga argjendi që i përfundoi te timpani (Video)

Një otolog ka bërë të ditur, se sa shumë duhet pasur kujdes, kur të vendosi vath në pjesën e brendshme të laprës së veshit.

Neel Reithatha nga Leicester i Anglisë, ka shfrytëzuar pincat e gjata, për ta kapur copëzën nga argjendi, që kishte përfunduar te timpani i pacientes, transmeton Telegrafi.

Kjo copëz i kishte shkaktuar dhimbje të mëdha pacientes, veçanërisht kur lëvizte. Në të njëjtën kohë, i shkaktonte edhe probleme në dëgjim.


“Pacientja është fajtore, sepse u përpoq ta nxjerrtë vet, duke bërë që t’i hyjë edhe më thellë në vesh. Sa herë që iu hyn diçka në vesh, menjëherë vizitonin mjekun” ka thënë Reiththa.

Mjeku ka kërkuar që të bëhet kujdes shtesë kur vendosen vathët, veçanërisht ato në pjesën e ngritur, që është para kanalit të veshit. /Telegrafi/