LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e flamurit të Rusisë në Zveçan, Musliu: Një pjesë e serbëve në Kosovë janë të lidhur me strukturat e Kremlinit

Vendosja e flamurit të Rusisë në Zveçan, Musliu: Një pjesë e serbëve në Kosovë janë të lidhur me strukturat e Kremlinit

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Marko Jakshiq, njofton se në Kalanë e Zveçanit është vendosur flamuri i Rusisë.

Jakshiq në një shkrim në Facebook thotë se, kjo është një përgjigje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me iniciativën për ta emëruar Liqenin e Ujmanit në Liqeni Trump.


“Flamuri i Federatës Ruse në Kalanë e Zveçanit. Më duket se kjo është një përgjigje ndaj Vuçiqit, i cili tha se iniciativa për Liqenin Trump erdhi nga popullata e veriut të Kosovës”, ka shkruar Jakshiq, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë incident, analisti i sigurisë, Agim Musliu thotë se, një pjesë e serbëve në Kosovë janë të lidhur me strukturat e Kremlinit.

“Vendosja e flamurit rus në Zveçan, është më shumë një ‘garë’ në mes të serbëve. Tash në këtë luftën hibride ruse, nuk ndeshen më popujt e ndryshëm në Ballkan, por pikërisht serbët mes vete. Vetëm një pjesë e serbëve ka mbetur relikt i ndikimit rus në këto anë. Elementi rusofil serb në komunat veriore, megjithëse është në numër më i vogël, ai është më provokator. Ata i përkasin krahut shovinist serb, që janë të lidhur direkt me struktura shtetërore ruse në Kremlin”, tha Musliu, për Telegrafin.

Flamuri rus në Kalanë e Zveçanit, Jakshiq: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit
Lexo po ashtu Flamuri rus në Kalanë e Zveçanit, Jakshiq: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit

Ai shton se, për shkak të disa serbëve, ende nuk është plotësuar blloku euro-atlantik.

“Në këtë mes, njeri nga më të famshmit është Sllavisha Ristiq (ish-kryetar komune), pastaj edhe Marko Jakshiq. Këta dhe disa të tjerë, të rreshtuar në subjektin ‘Otadzbina’ tashmë janë në konflikt serioz me Listën Serbe, e cila jo që është më dashamirëse ndaj Republikës së Kosovës, por është më e dëgjueshme ndaj Vuçiqit. Kurse, Vuçiqi ka ndryshuar pak pozicion, sepse gradualisht është bindur se Serbia nuk mund të mbetet enklavë rusofile në Ballkanin Perëndimor. Nga gjithë rajoni, vetëm e vetëm për shkak të disa serbëve, nuk u plotësua ende blloku euro-atlantik”, shtoi ai.

Ndryshe, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet Liqeni Trump.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e Grenelli për riemërtimin e Ujmanit, duke shtuar se kjo do të ndodhë në shenjë nderimi për kontributin e presidentit Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori