LAJMI I FUNDIT:

Flamuri rus në Kalanë e Zveçanit, Jakshiq: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit

Flamuri rus  në Kalanë e Zveçanit, Jakshiq: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Marko Jakshiq, njofton se në Kalanë e Zveçanit është vendosur flamuri i Rusisë.

Jakshiq në një shkrim në Facebook thotë se, kjo është një përgjigje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me iniciativën për ta emëruar Liqenin e Ujmanit në Liqeni Trump.


“Flamuri i Federatës Ruse në Kalanë Zveçanit. Më duket se kjo është një përgjigje ndaj Vuçiqit, i cili tha se iniciativa për Liqenin Trump erdhi nga popullata e veriut të Kosovës”, ka shkruar Jakshiq, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet Liqeni Trump.

Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet "Liqeni Trump", thotë se miku duhet nderuar
Lexo po ashtu Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet "Liqeni Trump", thotë se miku duhet nderuar

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e Grenelli për riemërtimin e Ujmanit, duke shtuar se kjo do të ndodhë në shenjë nderimi për kontributin e presidentit Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori