Policia është vënë pas një burri i cili kishte fshehur një kamerë në tualetin e një kafiterie, me qëllim që të mund t’i vëzhgoj të tjerët derisa janë brenda.
Scotland Yard ka publikuar fotografinë e këtij burri me flokë ngjyrë kafe dhe me syze, për të cilin dyshohet se kishte instaluar një kamerë të fshehtë në një kafiteri të Londrës, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si autori i kësaj vepre, me sa duket nuk e kishte ditur se po e njëjta kamerë e kishte filmuar edhe atë derisa ishte ngjitur në tavan për ta fshehur, kështu përmes këtyre pamjeve ata kanë nxjerr fotografinë e tij.
Por, ekziston frika se kjo kamerë e instaluar në tualet ishte vendosur muaj më parë, para se të zbulohej. Policia ka gjetur video incizimet e dhjetëra personave që kanë përdorur tualetin, por besojnë se askush përpos tyre nuk i ka parë.
Ata kanë publikuar fotografinë e burrit i cili besohet se kishte vendosur kamerën, dhe po kërkojnë ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë dhe kapin më lehtë.
“Kjo kamerë e vogël ishte fshehur në tavanin e tualetit për klientë në një kafiteri”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë metropolitane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj
Nigeriani shënon rekord të ri botëror duke luajtur shah pa ndërprerje për 58 orë
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"
Pas seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel