LAJMI I FUNDIT:

Vendosi 80,000 monedha në oborrin e vajzës së tij: Ky është kësti juaj i fundit i ushqimit

Vendosi 80,000 monedha në oborrin e vajzës së tij: Ky është kësti juaj i fundit i ushqimit

Babai i një vajze adoleshente nga Virxhinia pagoi këstin e fundit të ushqimit duke shkarkuar 80,000 monedha në oborrin e vajzës së tij të larguar.

Nëna dhe vajza e saj morën monedhat dhe vendosën të dhuronin 800 dollarë në Qendrën e Mirëqenies në Safe Harbour, raporton Fox News.

Avery Sanford, 18 vjeç, nuk ka folur me babanë e saj prej vitesh dhe ajo thotë se nuk është e interesuar për të sepse nuk dëshiron të merret me askënd që e trajton nënën e saj në atë mënyrë, transmeton Telegrafi.


Kur po shkarkonte monedhat, nëna e pyeti se çfarë po bënte dhe ai tha se ishte kësti i fundit i ushqimit.

“Ai nuk po përpiqet të turpërojë vetëm mamin, por mua dhe motrën time”, tha Avery.

View this post on Instagram

A post shared by WTVR CBS 6 (@cbs6)

Babai tha që ai u kaplua nga emocionet dhe se tashmë i vinte keq për atë vendim.

Mami dhe vajza vendosën ta shndërrojnë një përvojë negative në një pozitive duke dhuruar shumën për ata në nevojë, për të cilën ata morën vlerësime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/