Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka përfunduar një investim të gjerë në fshatin Livoq të Epërm të Komunës së Gjilanit.
Investimi në këtë fshatin që ndodhet në hyrje të kësaj komune, përfshinë vendosjen e 78 shtyllave të betonit për tension të ulët dhe 23 shtyllave të tensionit të mesëm.
Vendosja e shtyllave të betonit bëhet për t’i zëvendësuar shtyllat e drurit, të cilat në shumë raste janë të vjetruara dhe dëmtuara, dhe si të tilla paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit.
Po ashtu, KEDS ka vendosur një trafo e re me fuqi 400 kVa, si dhe është bërë ndërtimi i rrjetit të tensionit të ulët me gjatësi afër pesë kilometra, dhe rrjeti për tension të mesëm, në gjatësi prej mbi një kilometër.
Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS, thotë se kompania po vazhdon ndërrimin e rrjetit elektrik në të gjitha rajonet e vendit.
“Ky investim do ta përmirësojë shumë situatën me energji elektrike për këtë pjesë. Pra, do të ketë stabilitet energjetik, do të reduktohen humbjet në rrjet, dhe kuptohet që zëvendësimi i shtyllave të drurit me ato të betonit ofron siguri për qytetarët, meqë shtyllat e kaluara kanë qenë të vjetëruara,” thotë ai.
Javë më parë, KEDS ka përfunduar një investim të ngjashëm në fshatin Uglarë të Gjilanit, ku kishin përfituar rreth 1200 shtëpi të kësaj ane. Përveç fshatit Uglarë, ky projekt kishte përmirësuar furnizimin me energji elektrike edhe në fshatrat përreth, sepse nga largpërçuesi i Uglarës furnizohet një pjesë e rajonit të Anamoravës.
Por, sipas Buzhalës, investimet në këtë komunë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Në të gjithë vendin KEDS çdo ditë është e angazhuar të përmirësojë rrjetin energjetik. Në Gjilan tashmë kemi përfunduar një numër projektesh, dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen,” thotë Buzhala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE