LAJMI I FUNDIT:

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë vendosen emrat e 1,639 personave të pagjetur

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë vendosen emrat e 1,639 personave të pagjetur
Foto: Ridvan Slivova

Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë përmes një instalacioni, sot janë vendosur 1,639 emra të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Për të shënuar këtë ditë, aksionin e kanë organizuar Youth Initiative for Human Rights Kosovo.


Gjithashtu në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci si dhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova