LAJMI I FUNDIT:

BE vendos sanksione ndaj dy vajzave të rritura të Putinit

BE vendos sanksione ndaj dy vajzave të rritura të Putinit

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit, sipas dy zyrtarëve të BE-së.

Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova u përfshinë në listën e përditësuar të BE-së të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, përcjell Telegrafi.

Lista e përditësuar e sanksioneve nuk është publikuar ende dhe të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti, shkruan Sky News.


Pak ditë më parë edhe SHBA njoftoi sanksionet e veta që synonin dy vajzat e Putinit. /Telegrafi/