LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Veselit është i dobishëm nëse pasohet me procesin e ‘Vettingut’

Vendimi i Veselit është i dobishëm nëse pasohet me procesin e ‘Vettingut’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar sot se ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në institucione dhe parti, personat të cilët janë me integritet të kontestuar.

Këtë, njohës të drejtësisë dhe zhvillimeve politike po e shohin si fillim të mirë për të zvogëluar këtë dukuri negative në Kosovë. Sipas tyre, vetëm nëse vendimi i Veselit është i sinqertë dhe pason me veprime të tjera konkrete, atëherë do të tregojë rezultate pozitive.


Kadri Veseli i cili udhëheq me Partinë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës janë një numër i konsiderueshëm i personave që janë përballur drejtpërdrejt me drejtësinë, ka dalë sot para gazetarëve të mërkurën dhe ka treguar që ka shkarkuar të gjithë të emëruarit politik në institucione të Kosovës, dhe ata që mbajnë pozita partiake, e që kanë aktakuza që të ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm.

“Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i PDK-së, kam vendosur që të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, tha ai.

Vendimi që u bë i ditur sot po vjen pas deklaratave të vet Veselit të bëra ditë më parë kur mori përsëri drejtimin e PDK-së, dhe u zotua se nuk do të lejojnë që persona me aktakuza të mbajnë pozita drejtuese.

Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)
Lexo po ashtu Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se ky vendim është nismë e mirë që hap rrugë që personat me integritet të emërohen në pozita publike dhe brenda partisë.

Betim Musliu sqaron për KosovaPress se një veprim i tillë është i dobishëm vetëm nëse pasohet me fillimin e një procesi të vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Derisa i kishim deri tash deklaratat e vazhdueshme dhe retorikën e vazhdueshme që do të  ketë veprime konkrete në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe largimit të zyrtarëve me integritet të kontestuar dhe nuk veprohej nuk kishte tjetër përveç një hipokrizi e llojit të vet, ndërsa veprimi i sotëm paraqet një hap të ri, një fillim të mbarë i cili duhet të pasohet nga të gjithë partnerët në koalicion, nga të gjithë liderët  e tjerë institucional dhe partiak dhe ajo që është e rëndësishme dhe prap është kërkuar nga IKD është nisja e një procesi të Vetingut në sistemin e drejtësisë”, thotë ai.

Sipas tij, duhet të fillojë luftimi i korrupsionit të brendshëm, brenda sistemit të drejtësisë.

“Në fund të fundit nëse do t’i kemi të gjithë këta zyrtarë të liruar, të amnistuar nga sistemi i drejtësisë atëherë kjo do të rezultojë si një farsë, sepse nëse është thënë ajo që vazhdimisht është komentuar për sistemin e drejtësisë që është i kapur nga politika, nëse kjo politikë do të vazhdojë të ketë ndikimin e vet në sistemin e drejtësisë në të cilin do të ndikojë që të lirohen të gjithë atëherë nuk do të kemi thjesht një ndërtim të standardit të ri për të cilin po presin të gjithë qytetarët, për të cilin po presim edhe ne si shoqëri civile. Pra nëse kjo nuk pasohet si veprim edhe me një proces të Vettingut në sistemin e drejtësisë, nga aty të fillojë luftimi i korrupsionit të brendshëm brenda sistemit të drejtësisë, atëherë nuk do të jetë një veprim i cili do të prodhojë shumë rezultate pozitive”, thotë Musliu.

Sipas tij, të akuzuarit duhet të pastrohen në procedura gjyqësore meqë janë me integritet të  kontestuar, dhe pastrimin mund të bëjë vetëm gjykimi i pavarur, i drejtë dhe profesional.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se liderët politik, sidomos ata që e kanë pasur pushtetin, kanë pas mundësi që të luftojnë korrupsionin.

Këta janë zyrtarët me aktakuza, të liruar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli
Lexo po ashtu Këta janë zyrtarët me aktakuza, të liruar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Vendimin e Kadri Veselit e sheh pozitiv nëse i njëjti dëshmohet në praktikë.

“Në bazë të numrave dhe personave që i ka në Kryesi, Këshill Drejtues, faktikisht një numër i konsiderueshëm i njerëzve kanë pasur probleme me ligjin aktualisht ose në të kaluarën. Kjo, nëse vërtetë e ka seriozisht duhet të përshëndetet si akt, mirëpo mbetet të shihet si po vepron në praktikë, nuk mjafton vetëm të thotë se do t’i lirojë nga detyra por duhet të merren hapa konkret dhe këto duhet të merren menjëherë. Nëse veç e realizon një gjë të tillë normalisht që kjo do të ishte një veprim për t’u përshëndetur, mirëpo kjo nuk duhet të mbarojë me kaq, duhet që korrupsioni të luftohet njëmend dhe t’i krijohet hapësirë të mjaftueshme edhe organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e vet pa ndërhyrje politike”, ka thënë Murati përmes telefonit.

Kujtojmë se me vendimin e kryetarit të PDK-së, parti kjo që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Çeku dhe këshilltari i Kadri Veselit Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Në bazë të këtij vendimi të Veselit lë të kuptohet se nga pozitat që kanë në parti janë pezulluar edhe Adem Grabovci, Sami Lushtaku, Sokol Bashota e Qemajl Mustafa.

Në konferencën me gazetarë, Kadri Veseli tha se luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit po e fillojnë nga vetja.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori