Pranimi i FFK-së që derbi i qytetit të Gjilanit mes Gjilanit dhe Dritës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” pas kërkesës së vendasve, ka nxitur një përplasje mes tifozërive të të dy skuadrave.
FFK njoftoi se derbi i të dielës së 7 prillit do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve në Prishtinë.
“Intelektualët” përmes një njoftimi në Facebook kanë thënë se do ta përkrahin Dritën edhe në ndonjë planet tjetër, por se kanë parë pengesa “përse kjo pasuri e qytetit po i jepet një qyteti tjetër për arsye banale”.
“Të nderuar qytetarë të Gilanit sipas vendimit të FFK-së i ardhur nga kërkesa e rivalit tonë lokal është vendosur që derbi i këtij qyteti të vendoset në një qytet tjetër, pra në Prishtinë. Për ne nuk ka aspak rëndësi se ku luan DRITA pasi që edhe në tjetër planet do jemi pas saj. Por ajo që po na pengon është se kjo pasuri e qytetit po i jepet një qyteti tjetër për një arsye banale siç është ajo e sigurisë që nuk qëndron aspak pasi që derbi i kaluar u luajt në të njëjtat kushte dhe të njëjtin stadium. Pengesë tjetër për ne është se po dëmtohet buxheti jonë që po e arrijmë me shumë mund fal qytetarëve të qytetit. Me këtë vendim po dëmtohen edhe bizneset e qytetit që në ditën e derbit janë mjaftë të frekuentuar nga qytetarët”, thuhet në njoftim.
Në fund “Intelektualët” kanë thumbuar rivalët e tyre “Skifterat”.
“Pavarësisht këtyre pengesave ne do jemi aty ku marrim gjithmonë kupa! Mirëpo dikujt po i konvenon kjo, por dyshimet tona janë që klubi pa histori këtë kërkesë e ka bërë nga dëshira e madhe për ta luajtur një ndeshje në ndriçimin e reflektorëve. Mirëpo kjo dëshirë e madhe do ju kushtoj atyre pak shikuesve që i kanë pasi që do detyrohen t’i ndërrojnë së paku dy autobusë”, thuhet në fund të njoftimit të “Intelektualëve”.
Në anën tjetër, pas këtij reagimi ka ardhur edhe reagimi i “Skifterave”. Ata kanë thënë se “vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë ndaj këtij vendimi”.
“Vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë për arsye të ndryshme ndaj këtij vendimi dhe ne nuk jemi fajtor për ata që Prishtinën e kanë me viza,prandaj në vend të kësaj ne zgjedhim të ju ftojmë që bashkërisht t’i tregojmë edhe njëherë opinionit vendor dhe ndërkombëtar më të mirën që gëzon Superliga e Kosovës. Kjo le të shërbejë për të shpërfaqur nevojën e madhe të përfundimit të punimeve në stadiumin e qytetit sa më shpejtë të jetë e mundur. Për detajet e spektaklit që do të dhurojmë në Prishtinë do të ju njoftojmë nderkohë, mjafton të rezervoni vikendin për të qenë prezent”, thuhet në njoftim të “Skifterave”.
Edhe Plisat kanë reaguar që kjo ndeshje të mos zhvillohet në stadiumin që i përket sipas tyre kryeqytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United – kryesojnë të ‘dështuarit’
Tifozët shpërthejnë në komente kur mësojnë se sa ka fituar Neymar për vetëm 42 minuta lojë gjatë viti 2024
Dalin prapaskenat nga përplasja e Pablo Maffeot dhe Vinicius Junior në tunel
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles