Javën që po lëmë pas shteti i Kosovës ka treguar gatishmëri për pranimin e refugjatëve afgan pas situatës të krijuar atje, ndërsa lidhur me këtë që nga korriku Qeveria e Kosovës dhe administrata amerikane kanë qenë në bisedime.
Një ditë më parë u bë e ditur se edhe shpenzimet lidhur me strehimin e afganëve do t’i mbulojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po javën që lamë pas, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka prezantuar automjetet e blinduara taktike, të cilat së shpejti do të jenë në shërbim të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, të premten, më 20 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID.
Po dje, Kosova pranoi kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinash Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova do të pranojë refugjatë afganë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani javën që po lëmë pas ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin tonë.
Osmani me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ky pëlqim është nisur nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre.
“Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”, njofton Osmani, përcjell Telegrafi.
Ajo shton se qytetarët afganë do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA.
Po ashtu, sipas Qeverisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e një muaj janë në komunikim me vendin tonë për mundësinë e strehimit të afganëve që kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.
“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka thënë për Telegrafin, shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.
Qeveria amerikane mbulon shpenzimet e strehimit të afganëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të premten, më 20 gusht një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.
Në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane.
Ekipet përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me hollësitë e strehimit të tyre.
Ushtria e Kosovës me automjete të blinduara, me karakteristika të larta teknike e taktike
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka prezantuar automjetet e blinduara taktike, të cilat së shpejti do të jenë në shërbim të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se, “së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake”.
“Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit”, shkruan Mehaj.
Masat e reja antiCOVID-19
Kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të miratuara para disa dite nga Qeveria e Kosovës.
Me këto masa të reja janë mbyllur klubet e natës dhe ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa.
Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.
Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.
Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2
Kosova pranon mbi 35 mijë vaksina të dhuruara nga SHBA-të,
Të premten në Kosovë kanë arritur 35 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit COVAX. ShBA-të do të mbështesin Kosovën me gjithsej 500 mijë vaksina, ndërsa sot ka arritur vetëm kontingjenti i parë.
Në ceremoninë e pranimit të vaksinave, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se muaj më parë i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me kërkesën për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Arritja e vaksinave sot, Osmani tha se tregon solidaritet dhe rikonfirmon miqësinë e fortë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Institucionet tonë në ndërkohë përveç kontratës me kompaninë Pfizer siguruan edhe vaksina të tjera por mbi të gjitha ne morëm përgjigjën pozitive nga presidenti Biden për mbi 500 mijë vaksina si donacion i ShBA-ve, kontingjenti ne parë të të cilët po e pranojmë sot, me shpresën e madhe se duke e ditur situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohemi tani edhe kontingjentet e tjera do të vinë urgjentisht”, tha Osmani.
Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke shtuar se është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë Covid-19.
“Të dashur qytetarë, nuk mjafton vetëm arritja e vaksinave sepse synimi ynë është të krijojmë një ambient të sigurt për qytetarët, për bizneset, për shkollat dhe të gjitha veprimtaritë jetësore, prandaj të sigurt mund të jemi vetëm kur vaksinohemi të gjithë. Vaksinimi është dhe do të jetë arma e vetme dhe më e sigurt për të mposhtur virusin”, tha Osmani.
Thirrje për vaksinim ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se po përballemi me një pandemi të vështirë zgjidhja e së cilës është vaksinimi.
“Gjatë muajve të parë të qeverisjes ne e vendosëm prioritet menaxhimin e pandemisë, sigurimin e vaksinave dhe përgatitjen e nevojshëm dhe profesionale për administrimin e vaksinave. Me ritmin dhe dinamikën aktuale të vaksinimit dozat që pranuam sot do të administrohen brenda një dite e gjysmë. Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për shkak të mungesave që i kemi gjetur, deri më tani kemi arritur të vaksinojmë 232 mijë e 993 qytetarë me dozën e dytë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetarët e Kosovës janë dhënë 680 mijë e 101 doza të vaksinës”, tha Kurti.
E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet tha vaksina të tjera do të vijnë në ditët e ardhshme.
“Zonja dhe zotërinj, vaksina të tjera janë duke ardhur, por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen, shumë njerëz ende besojnë se vaksina nuk është e nevojshme, nëse ata e kanë kaluar COVID-in, dhe se ata nuk mund të infektohen përsëri, kjo thjesht nuk është e vërtetë, veçanërisht tani, gjatë rritjes dramatike të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta. Prandaj ju lutemi të gjithëve, vaksinohuni, në mënyrë që të mbroni veten, familjet dhe komunitetet tuaja. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë Covid-19”, tha Philip Kosnett.
Ai tha se ShBA-të kanë ofruar rreth katër milionë dollarë pajisje mbrojtëse, mjekësore, grante për mësim online e ndihma të tjera që lidhen me pandeminë, për të ndihmuar Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para