LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për këmbim të tokave, IKD padit Kuvendin e Prishtinës

Vendimi për këmbim të tokave, IKD padit Kuvendin e Prishtinës

Instituti i Kosovës (IKD) ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ka IKD.


IKD: Kryetari dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës kundërligjshëm këmbyen pronën publike
Lexo po ashtu IKD: Kryetari dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës kundërligjshëm këmbyen pronën publike

“Përmes padisë, IKD ka kërkuar nga gjykata anulimin e Vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, për këmbimin e pronës komunale, konkretisht parcelës kadastrale, nr. 01998-1, me sipërfaqe të përgjithshme 208318 m2 (Zona Kadastrale në Çagllavicë), dhe kalimin e kësaj prone në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit, me pronën, konkretisht parcelat kadastrale, nr. 00578-4, me sipërfaqe 3426 m2 (Zona Kadastrale Zllatar), me pronar Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit dhe kalimn e kësaj prone në pronësi të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, përmes kësaj padie, IKD ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të lartcekur të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës, deri në nxjerrjen e vendimit gjyqësor sipas kushteve të përcaktuara me paragrafin 2 të Nenit 22 të Ligjit për Konfliktin Administrativ.

“IKD pretendon që në vendimin Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, nuk janë aplikuar fare ose nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore, në procedurë që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike, apo nëse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë konkluzioni jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike, dhe se me aktin përfundimtar administrativ i nxjerrë sipas vlerësimit të lirë, organi i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit ligjor ose akti i tillë nuk është nxjerrë në pajtim me qëllimin e këtij ligji”, thuhet në njoftim.

Këmbimi i pronës komunale me private, reagon Përparim Rama dhe LVV
Lexo po ashtu Këmbimi i pronës komunale me private, reagon Përparim Rama dhe LVV

Ndryshe, IKD pati reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizik në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori