LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i FIFA-s, një vendim refuzues

Vendimi i FIFA-s, një vendim refuzues

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të FIFA-s me një letër të hapur për publikun duke u shprehur se ky vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm.

“Federata e Ndërkombëtare e Futbollit në vendimin që ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës, thekson se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës, pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

“Ky është një vendim i padrejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkelë mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore”, thuhet në deklaratën e Krasniqit.


Më tej, ai potencon se me këtë vendim, FIFA konteston edhe shtetësinë e Kosovës të njohur shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe nga disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë FMN, Banka Botërore, BERZH, etj.

“Ky padyshim se është një nga lajmet më të papritura dhe të çuditshme, duke ditur misionin që ka sporti për të bashkuar dhe miqësuar njerëzit anekënd botës, pa marrë parasysh përkatësitë etnike, shtetërore, fetare, racore etj”.

“Vendimi i FIFA-s për ne është në fakt një vendim refuzues. Prandaj, pa dëshirën tonë ne jemi të detyruar që të gjejmë rrugë dhe mundësi për të realizuar të drejtën tonë elementare”.

“Ne do të mbështesim Federatën e Futbollit të Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe metodat ligjore duke adresuar çështjen tonë në instancat më të larta vendimmarrëse sportive”, ka përfunduar ministri Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori