LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i gjykatës në rastin Limaj

Vendimi i gjykatës në rastin Limaj

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi për media ka dhënë detajet rreth rastit MTPT, ku u shpallën të pafajshëm Fatmir Limaj dhe të tjerët.

Më poshtë njoftimi i plotë i gjykatës:


Sot, më 24 nëntor të vitit 2017, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor i Kosovës, e ka marrë aktgjykimin e tij në të ashtuquajturin “rasti i MTPT-së”.

Ky rast ka pasur të bënte me veprime te pretenduara korruptive tejet të ndërlikuara në Ministrinë e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit (MTPT) gjatë periudhës 2008-2010. Pesë të pandehur janë akuzuar për: krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe për vepra penale të tjera në formën e mosdeklarimit të parave të marra gjatë fushatës në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/2 mbi Pengimin e Pastrimit të Parave dhe Veprave të Ngjashme Penale.

Gjykata i ka refuzuar njëzëri dy pika të aktakuzës së PSRK-së për shkak të skadimit të afateve të parashkrimit. Sa u përket akuzave të tjera, trupi gjykues ka konstatuar se nuk ka qenë në gjendje të mbështetej në dy prova kryesore, sepse kjo do të përbënte shkelte të të drejtave themelore të personave të akuzuar. Vendimi i trupi gjykues për t’i liruar të gjithë të pandehurit nga akuzat e tjera ka qenë unanim dhe i bazuar në faktin se dëshmitë e tjera kanë qenë të pamjaftueshme për t’i vërtetuar krimet tej dyshimit të arsyeshëm. Palët do të kenë të drejtë të paraqesin kundërshtime ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve pas dorëzimit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori