LAJMI I FUNDIT:

Vendimet që ndërtuan një komb – Posta e Kosovës lëshon pullë postare në përkujtim të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Vendimet që ndërtuan një komb – Posta e Kosovës lëshon pullë postare në përkujtim të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga njoftuar se nga sot ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115- vjetorin e Kongresit të Manastirit, vendimet e të cilit konsiderohen si zanafilla e letërsisë shqiptare përmes krijimit të alfabetit të unifikuar shqiptar.

“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe.


Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e Postës thuhet se rilindësit mendjendritur, me vendimet e Kongresit të Manastirit jetësuan punën e palodhshme dhe shumëvjeçare të atdhedashësve shqiptarë, si dhe avancuan zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejmë të çështjes arsimore, kulturore, publicistike, të lëvizjes shqiptare për të drejtat kombëtare, të cilat përbënin bazamentin e formimit të shtetit të ardhshëm Shqiptar.

“Posta e Kosovës, si çdo herë afirmon ngjarjet kulturore dhe historike të vendit tonë me pulla të bukura postare në tërë botën. Me respekt dhe krenari ftojmë qytetarët tanë që të shërbehen edhe me këtë pullë postare, e cila në dërgesat e tyre i bartë imazhet e Kongresit të Alfabetit Shqip”, është thënë në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori