Vendimet nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i ASH-së: Shkarkohet Arben Fetai, përjashtohen edhe tetë anëtarë të kryesisë

Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.
Pas përfundimit të Kuvendit, Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së.
“Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari
Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































