Gjykata Supreme sot rreth orës 16:00 pritet të dal me vendimet lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kështu thanë për Telegrafin zyrtarë të Gjykatës Supreme, sipas të cilëve gjyqtarët janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre.
“Edhe një ankesë na ka ardhur sot në lidhshmëri me lëndën që është duke punuar gjyqtari. Me siguri nga ora 16:00 pritet të dal vendimi. Sa më shpejt aq më mirë, mirëpo nuk guxojmë të ju bëjmë presion gjyqtarëve, pasi janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre”, thanë nga Gjykata Supreme.
Ndryshe, Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre, transmeton Telegrafi.
Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:
Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)
Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)
Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)
Më poshtë ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, pastaj Partia Demokratike e Kosovës radhitet në vendin e dytë, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sjellja e policëve kur para tyre arratiset Milan Radoiçiq

Rrëfimi i prokurorit se si ranë biznesmenët e fajdes në rastin “Brezovica”

Zjarr i madh në fabrikën e bojërave, Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Shmangni autostradën Tiranë-Durrës

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Nxënësit shembullorë ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë - Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals