LAJMI I FUNDIT:

Vendet që janë më të varura nga turizmi

Vendet që janë më të varura nga turizmi

Pa paratë e siguruara nga turizmi, shumë vende do të përballen me dëme serioze ekonomike. Ndërsa ndalet udhëtimi global dhe turizmi, efektet në punësimin global janë gjithnjë e më të mëdha. Në total, ka 330 milionë vende pune në industri në të gjithë botën, të cilat kontribuojnë 10 për qind ose 8.9 trilionë dollarë në GDP-në globale çdo vit, sipas uebfaqes visualcapitalist.com .

Infografia e sotme përdor të dhëna nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit dhe nxjerr në pah vendet që varen më shumë nga udhëtimi dhe industria e turizmit bazuar në punësimin, transmeton Telegrafi.


Në të gjithë botën, në 44 vende, punësimi i përgjithshëm varet nga udhëtimi dhe sektori i turizmit më shumë se 15 për qind. Nuk është për t’u habitur, disa kombe në ishuj vuajnë dëmin më të madh ekonomik.

Në të njëjtën kohë, të dhënat zbulojnë shkallën në të cilën varet disa nga vendet më të mëdha nga turizmi.

Zelanda e Re, për shembull, ka 479,000 vende pune në industrinë e turizmit dhe udhëtimit, ndërsa 2.4 milionë njerëz punojnë në të njëjtin sektor në Kamboxhi, shkruan visualcapitalist.com.

Vendet e orientuara nga turizmi mbeten më të goditura nga ndalesa globale e udhëtimit, por ekonomitë më të mëdha në botë po ndiejnë gjithashtu efektet.

Në Spanjë, turizmi është sektori i tretë më i madh i ekonomisë kombëtare. Nëse masat e karantinës mbeten në fuqi deri në shtator, vlerësohet një humbje e të ardhurave prej 68 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, vetëm 2.8 për qind e GDP-së së Koresë së Jugut varet nga turizmi.

Cilat vende fitojnë më shumë nga industria e turizmit në shuma absolute në dollarë? Në krye të listës janë Shtetet e Bashkuara, në të cilat turizmi zinte 1.8 trilion dollarë ose 8.6 për qind të GDP-së totale në vitin 2019.

SHBA është sot epiqendra më e madhe globale e rasteve të COVID-19, kështu që mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë nëse vendi të hapet para turistëve para verës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori