Vendet e CARICOM, vendim të përbashkët për njohjen e Kosovës

Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që Topalli zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur. Kam kënaqësinë t’ju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës”, thuhet mes tjerash në letrën e McGuire.
CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende, ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.
Në letrën e tij, Kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron kryetaren e Parlamentit shqiptar se “autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë”. /Telegrafi/



















































