LAJMI I FUNDIT:

Vendet ballkanike përballen me probleme të ngjashme kur bëhet fjalë për prokurimet publike

Vendet ballkanike përballen me probleme të ngjashme kur bëhet fjalë për prokurimet publike

Në konferencën „Mbikëqyrje e prokurimeve publike: Rreziqet nga korrupsioni, të identifikuara nga organizatat qytetare“, u tha se të gjithë vendet ballkanike përballen me probleme të ngjashme kur bëhet fjalë për prokurimet publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e Koalicionit të organizatave qyteare ”Balkan Tender Watch” thanë se prokurimet më së shpeshti fitohen dhe zbatohen nga kompani të mëdhaja, kurse çmimi më i ulët është kriteri i vetëm, ndërkaq institucionet rallë herë i planifikojnë prokurimet, duke mos qenë transparent gjatë zbatimit.

Sipas German Vielkow, nga „Qendra për komunikime qytetare“, pjesa më jotransparente e prokurimeve është realizimi i marrëveshjeve, ndërkaq në Maqedoni, faza më e dobët është planifikimi i prokurimeve publike.


Situatë e ngjashme mbretëron edhe në Kroaci, Serbi e Mal të Zi./Telegrafi/