LAJMI I FUNDIT:

Vendasit për finale, mysafirët për të barazuar serinë

Vendasit për finale, mysafirët për të barazuar serinë

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pejë dhe Therandë, ku vendasit janë në epërsi 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Sfidat mes Pejës dhe Ponte Prizrenit ishin mjaft interesante, duke dhuruar basketboll të bukur dhe aksione atraktive. Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, kurse sfida e fundit përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85.


Nëse Peja fiton, atëherë do të kualifikohet në finale, kurse nëse fiton Ponte Prizreni do të zhvillohet edhe përballja e pestë në Prizren.

Golden Eagle Ylli-Rahoveci është po ashtu një përballje shumë interesante, me vendasit që duan finalen dhe Vreshtarët që nuk duan të dorëzohen. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68.

Fitorja e dërgon Yllin në finale, kurse fitorja për Rahovecin do të thotë që barazon serinë në 2:2, e më pas do të zhvillohej sfida e pestë në Rahovec.


Orari

E diel
17:00 Peja – Ponte Prizreni (2:1)

20:15 Golden Eagle Ylli – Rahoveci (2:1)

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

La Liga
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori