Prej dekadash të tëra, përpara çdo familjeje që përgatitet të marrë një kafshë shoqërimi ekziston pyetja dhe njëkohësisht dilema e madhe, nëse duhet të marrë një qen apo ndonjë mace. Avantazhet dhe disavantazhet e qenit dhe të maces janë të shumta, por në fund çdo gjë vendoset nga preferenca dhe dashuria për njërin apo tjetrin lloj.
Dvm. Fisnik Vejsa,
mjek veterinar
Në planin e gjendjes së shtëpisë macja është një kafshë shoqërimi që nuk kërkon kujdes dhe kushte të veçanta, por përshtatet shumë mirë me gjendjen e shtëpisë, me kushtet specifike dhe higjienën e përgjithshme. Është shumë e rëndësishme zgjedhja e një race të përshtatshme për kushtet tona, si dhe që të jetë rezistente e përshtatshme me jetesën në familje. Fillimisht, duhet zgjedhur nëse duam një racë qimegjatë apo qimeshkurtër, gjë që duhet vendosur duke marrë parasysh karakteristikat e secilit lloj, si dhe kohën që do të duhet për trajtimin e secilës racë dhe ambientet ku do të qëndrojë macja.
Gjatë muajit të parë të qëndrimit të maces në shtëpi asaj duhet t’i krijohen reflekset e plota për vendin e qëndrimit, por më e rëndësishme do të jetë vendi dhe refleksi i plotë i detektimit dhe urinimit. Për këtë shërbejnë enë plastike të posaçme që mbushen me rërë granulat, që thith shumë mirë jashtëqitjet e maceve, por edhe nuk e lejon shpërndarjen e erës në ambientin e jashtëm.
Vaksinimi
Pas periudhës së adaptimit, do merret kontakt me mjekun veteriner për të filluar skemën e plotë të vaksinimit, që të ta ruante kafshën dhe njerëzit nga sëmundjet me natyrë vitale, bakteriale dhe parazitare, që rrezikojnë jo vetëm jetën e maces, por edhe të familjes. Skema e vaksinimit kryhet në këto periudha kohore:
Java e 8-të. Vaksinimi i parë FIV
Java e 10-të. Vaksinimi i dytë FIV
Java e 12-të . Vaksina Rabies (Tërbimi)
Dy vaksinat e fundit përsëriten çdo vit, ndërkohë që skema e vaksinimit shoqërohet me dhënien e tabletave antiparazitare për mbrojtjen e maces, por dhe të familjarëve nga krimbat parazitarë.Sterilizimi
Macja është një kafshë shumëciklike, që nënkupton faktin se ajo vjen në afsh disa herë në vit, për periudha 21-ditore, që shoqërohen me sjelljen e saj tipike, duke ngritur bishtin përpjetë, duke u fërkuar në këmbët e njerëzve dhe që mjaullin pa pushim, duke krijuar një lloj bezdie për ambientin përreth. Më pas, si pasojë e kontakteve të pakontrolluara, mund të vijë lindja e koteleve.
A duhet sterilizuar macja apo jo?
Ka shumë mendime dhe alternativa, ku ndërthuren bashkë pjesa mjekësore me atë humane, por në mënyrë të përmbledhur mund të them se sterilizimi zgjidh njëherë e përgjithmonë afshet e kafshës, si dhe shtatzënitë e padëshiruara, që më pas do të mbarojnë me lindjen e 3 ose 4 koteleve të pafajshme, që nuk do të mund të sistemohen dot. Efekti negativ i sterilizimit, përveç aspektit human qëndron në faktin se, si pasojë e bllokimit të hormoneve macja do të shtojë në peshë dhe ndoshta nuk do të jetë shumë aktive.
Një problem tjetër i rëndësishëm, që e shqetëson macen gjatë jetës, janë dhe ektoparazitët, si pleshtat që shpesh jetojnë pa problem në trupin e maces. Për këtë arsye, përdoren në mënyrë të rregullt preparate antiparazitare me veprim të gjatë, që sigurojnë në mënyrë permanente pastërtinë e kafshës.
Ushqimi
Kafshët, në mënyrë individuale, ashtu si njerëzit, kanë të theksuar një preferencë vetjake ndaj ushqimeve të ndryshme. Një numër i madh kafshësh janë studiuar individualisht për dëshirat dhe mospëlqimet e tyre, për t’i përshtatur këto shije në racionet ushqimore, ku ushqimi preferohet i konservuar, i thatë, në formë farash apo petëzash.
Kafshëve të shoqërimit u pëlqen ushqimi me shije të mirë, ndërsa ai që nuk ka shije, por që mund të jetë cilësor, nuk është i pëlqyeshëm. Kjo mund të ndikojë në marrjen jo të plotë të ushqimit dhe krijon ‘probleme’" si me ushqimdhënësin ashtu edhe me vetë kafshën. Shumicës së maceve i pëlqen ndryshimi dhe kështu përfitojnë nga një varietet
në zgjedhjen e tyre për ushqim, por, nga ana tjetër, ndryshimet e papritura të tipit të ushqimit mund të shkaktojnë shqetësime digjestive.
Ushqime të gatshme apo ushqime të shtëpisë
Ushqimet e gatshme të kafshëve të shoqërimit mund të kategorizohen sipas përmbajtjes së tyre ushqimore, pra, në qoftë se ato shiten si një ushqim i plotë, një ushqim plotësues, një biskotë e përzier, produkt i një vakti ushqimor të lehtë ose gostitje. Ushqimet e plota i përmbajnë të gjitha lëndët e nevojshme për macen, në atë fazë të jetës që ajo është. Këto lloje ushqimesh nuk kërkojnë plotësim, përveç ujit të pastër e të freskët që duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm. Ushqimet plotësuese mund të jenë të pasura me disa lëndë ushqyese, por të pamjaftueshme me të tjera. Biskotat e përziera jepen me pjesë të tjera përbërëse në dietë, si me ushqime të gatshme ose me ushqime të freskëta. Roli i tyre kryesor në dietë është të sigurojnë një burim relativisht të lirë të energjisë; ato zakonisht plotësojnë mishin e konservuar të pasur me proteina. Tipet më të zakonshme janë ushqimet e konservuara, të cilat kanë qenë të disponueshme për shumë vite, si varietetet e produkteve me bazë mishi, bazë peshku, mishi e peshku, si dhe produkte të drithërave. Më të shijshmet janë ato që përmbajnë pak ose aspak burime drithërash ose karbohidratesh, si dhe janë të pranishme si copa mishi ose peshku në lëngun e mishit ose xhelatinës. Tretshmëria e këtyre ushqimeve për macet është shumë e mirë dhe disponueshmëria e lëndëve ushqyese është e lartë. Natyra e tyre e butë, me lagështi, me mish ose me peshk siguron shije të mirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!