Vëmendja në derbin Prishtina - Trepça '89

Tri ndeshje interesante priten të luhen mes skuadrave që luftojnë për titull dhe atyre që janë të rrezikuara, Liria – Besa, Prishtina – Trepça ’89 dhe Gjilani – Istogu.
Derbi më interesant do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Trepçës 89’. Duhet theksuar se të dyja ekipet nuk janë duke kaluar në një formë të mirë.
Skuadra prishtinase ka nisur këtë edicion me ecurinë më negative që ka pasur ndonjëherë, derisa Trepça 89’ nisi vrullshëm këtë kampionat, por që ka pasur rënie drastike në këto xhirot e fundit. Andaj të dyja klubet do të tentojnë ta përfundojnë këtë stinor vjeshtor me fitore.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje fillojnë nga ora 13:00. Kujtojmë se ndeshja e cila e përmbyll këtë stinor vjeshtor është ajo mes Feronikelit dhe Hajvalisë e cila do të zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/


















































