LAJMI I FUNDIT:

Volocopter prezanton dronin eVTOL që mund të transportojë ngarkesa të rënda

Volocopter prezanton dronin eVTOL që mund të transportojë ngarkesa të rënda

Ndërmarrja që merret me makinat fluturuese për qarkullim urban, Volocopter është përqendruar që të avancojë sa më shumë sistemin e transportit të udhëtarëve në lartësi.

Por tani, kompania e re gjermane ka prezantuar dronin e ri eVTOL, me mundësi të ngritjes dhe uljes vertikale, të krijuar për të transportuar ngarkesa të mëdha mallrash, pa ndonjë pilot në bord, transmeton Telegrafi.


Droni i ri e ka lartë një “kurorë” rotorësh – të njëjtin që e ka përdorur edhe të droni, që është krijuar për transportimin e pasagjerëve.

Mirëpo, kabina e fluturakes që do shërbente për hyrjen e njerëzve, është zëvendësuar me një hapësirë për vendosjen e mallrave, që mund të jenë mjaft të rënda, derisa poshtë janë edhe dy pjesë që i ndihmojnë për të ndaluar.

VoloDrone mund të bartë deri në 200 kilogramë, ndërsa ka autonomi fluturimi deri në 56 kilometra, që nuk është shumë – por do të shërbejë shumë në industri, përfshirë bujqësinë, infrastrukturën publike dhe të tjera, ku distanca nuk është aq sfiduese sa është terreni i papërshtatshëm për makinat e zakonshme.

Dizajni i këtij droni, është krijuar nga një grup ekspertësh me bazë në Munih të Gjermanisë, derisa për formën dhe funksionalitetin e eVTOL, janë njoftuar bashkëpunëtorët strategjikë, nga të gjitha industritë që ishin në shënjestër.

Gjatë këtij muaji, ky dron i ka kryer disa prej fluturimeve, që nënkupton se nuk është vetëm një koncept. /Telegrafi/