LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit dhe motrat…telepatia mes tyre

Vëllezërit dhe motrat…telepatia mes tyre

Duket pothuajse si një film: vëllezërit që kanë aftësi të dinë se çfarë po mendon motra apo vëllai tjetër.

Përgatiti: Manjolla Ereqi


Kjo teori forcohet edhe më shumë nga legjendat urbane dhe nga paranoja e të afërmve, ku shpjegohet se afërsia mes tyre është kaq e madhe sa prodhon episode telepatike, veçanërisht në ngjarjet me emocione të forta dhe shumë të rëndësishme.

Këto mite janë edhe më të shumta kur bëhet fjalë për binjakët, ndoshta për shkak të lidhjes së tyre të veçantë.

Fuqia e vëllezërve
Kur njëri nga binjakët rrëzohet, tjetri (shumë kilometra larg) fillon të qajë pa asnjë shkak. Ose në rastin kur njëri prej tyre zgjedh të veshë të njëjtën rrobë, pa e pasur fare binjakun tjetër në shtëpi. Situata telepatike të motrave apo vëllezërve janë raportuar gjerësisht në kulturën tonë, por sipas shkencëtarëve ka një ndryshim shumë të madh mes historive.

Sibling-Twins-1024x790

Çka thotë shkenca
Në një studim të vitit 2008, të botuar në “Journal of Cognitive Neuroscience”, studiuesit, të cilët merren me analizimin e aktivitetit të trurit, kanë nxjerrë disa prova bindëse të të ashtuquajturave fenomene parapsikologjike. Ata kanë diskutuar faktin se nëse ekziston apo jo ndonjë lloj telepatie, ajo shfaqet në tru si një aktivitet neurologjik. Kërkuesit propozuan të përfshinin njerëz, mes të cilëve vëllezër dhe çifte binjakësh identikë me lidhje biologjike e emotive të favorshme për telepati në.

Përpara njërit prej binjakëve studiuesit transmetuan një imazh, ndërkohë që binjaku tjetër ndodhej në një dhomë më vete. Më pas ata vëzhguan të dhënat e trurit të binjakut që nuk e shihte imazhin. Ata kanë mbledhur të dhëna në mbi 3600 persona dhe kanë arritur në përfundimin se përgjigjja ishte pothuajse e ngjashme me atë të binjakut që e shihte imazhin.

Pas këtij studimi, kërkuesit arritën në përfundimin se telepatia ekziston, si dhe të tjera forma të njohura si fenomene patologjike.

Shpesh dëgjojmë dhe lexojmë raste binjakësh që janë ndarë nga njëri-tjetri që në lindje, të cilët kur janë takuar pas shumë vitesh kanë zbuluar se kanë shumë ngjashmëri. Për t’i justifikuar këto ngjashmëri, disa kanë arritur në përfundimin se mes binjakëve ekziston një lloj lidhjeje telepati ke, që i bën ata të kenë sjellje të ngjashme, si dhe të bëjnë po ashtu edhe zgjedhje të njëjta në jetën e tyre.

SPORTS_140219252_AR_0_0

Megjithatë, nuk konsiderohet fakti që një strukturë gjenetike identike të ketë një kontroll shumë të ngjashëm në mos identik mbi sjelljen. Edhe ambientet e ngjashme mund të shpjegojnë ngjashmëritë nga më të habitshmet. Për shembull, doktoresha Susan Farber, pas një kërkimi ka treguar se më pak se 10% e binjakëve të ndarë nga njëri-tjetri dhe rritur në shtëpi të ndryshme jetonin ose ende me prindërit, ose e kishin gjendjen financiare të njëjtë.

Veç kësaj, edhe falë ndryshimeve gjenetike dhe ambientale, duhet pasur parasysh që, duke qenë se numri i sjelljeve, mendimeve dhe ndjenjave që një njeri mund të përjetojë është i pafundmë, ka shumë gjasa që dy njerëz të së njëjtës moshë dhe të të njëjtit seks të kenë shumë gjëra të përbashkëta.

Pas një studimi, profesori Joseph Wyatt nga Universiteti Marshall (West Virginia), ka treguar se ngjashmëritë e pranishme mes dy njerëzve të zgjedhur rastësisht, të të njëjtit seks dhe të së njëjtës moshë nuk ishin të ndryshme nga ato të dy binjakëve identikë.

Megjithatë, eksperimentet e kryera deri më tani për të verifikuar se midis dy binjakëve ekziston një lloj perceptimi ekstra sensorial kanë rezultuar negative. /Telegrafi/