Klubi futbollistik i Prishtinës ka prezantuar lojtarin më të ri të ardhur në radhët e veta, Tun Bardhokun.

Ky i fundit ka treguar se pse e zgjodhi klubin prishtinas për të vazhduar karrierën, ku ka zbuluar se kishte edhe opsione tjera.


Lojtari ka pohuar se nuk ka më kontratë me skuadrën gjakovare, megjithëse zyrtarët e klubit të Vëllaznimit nuk mendojnë njëjtë.

auto 40122545 10204984650812933 2620678581755314176 n1549987454 e1560798760778  1

“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet me të vjetra dhe më e trofeshmja në vend dhe është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej asaj me cilësitë e mia”.

“Po ashtu ishte edhe zgjidhje e vështirë, sepse kisha edhe një ofertë të mirë jashtë vendit dhe ndërmjet dy opsioneve, megjithatë zgjodha të mbroj ngjyrat e Prishtinës”.

“Normalisht, asnjë lojtar nuk vije pa pak frikë, Prishtina është klub i madh, ka ekip mjaft cilësor, ka shumë konkurrencë, por unë kam besim se do të përballoj konkurrencën. Përndryshe pres, nuk e them vetëm me fjalë, por e besoj që mund ta rikthejmë titullin e kampionit, sepse me lojtarët që jemi dhe me punën që bëhet të jep shumë shpresë”, ka thënë Tun Bardhoku për faqen zyrtare të Prishtinës.

"Prishtina e transferon Bardhokun si futbollist të lirë pas skadimit të kontratës", thuhet në njoftimin e bardhekaltërve.

Ndryshe, skuadra e Vëllaznimit ka deklaruar se Bardhoku ka kontratë me ta, por Prishtina sot ka bërë prezantimin zyrtarë të futbollistit. /Telegrafi/

telegrafi sport app