LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi me fitore të thellë ndaj Kastriotit në konkurrencën e femrave

Vëllaznimi me fitore të thellë ndaj Kastriotit në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Vëllaznimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit me rezultat 106-35 (24:2, 27:8, 26:12, 29:13) në kuadër të javës së pestë në Superligën e Femrave.

Skuadra kuqezi dominoi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan bindshëm 24:2, për të vazhduar më pas dominimin në periudhën e dytë, që e fituan 27:8, për të shkuar në pushim me rezultat 51-10.

Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku e fituan periodën e tretë 26:12 dhe atë të fundit 29:13, për të triumfuar me rezultat 106-35.


Te Vëllaznimi u dalluan Bleona Juniku me 24 pikë e 12 kërcime, Anila Selmani me 25 pikë e gjashtë asistime, Rina Hoda me 23 pikë e nëntë asistime, Viola Tanushi me 16 pikë e pesë kërcime dhe Anesa Korqa me 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Kastrioti u dallua Anita Grainca me 10 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi ka dy fitore dhe tri humbje, ndërsa Kastrioti mbetet pa fitore në elitë, duke regjistruar pesë humbje.

Në derbin e javës mes Penzës dhe Prishtinës triumfuan vashat prishtinase 56-70, ndërsa sfida Bashkimi-Trepça zhvillohet më vonë.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori