Mathias Pogba është liruar nga qëndrimi në një burg francez dhe u kthye menjëherë në fushë.

Pasi u dënua me tre vjet burg, me dy vjet pezullim, për zhvatje të vëllait të tij Paul Pogba në dhjetor, Mathias bëri një rikthim befasues në lojë këtë fundjavë në Belgjikë.


Sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka luajtur në të kaluarën për Pescaran, Wrexhamin dhe Murcian, shkëlqeu për SKN Sint-Niklaas, duke shënuar dy gola vendimtarë në fitoren 4-3 të skuadrës së tij në derbi, me golat e shënuar në minutat e 82-të dhe të 90-të.

Mathias ka vuajtur tashmë një pjesë të dënimit në paraburgim dhe tani mban një byzylyk elektronik.

Vëllai më i vogël Paul, ndërkohë, tani po punon në gjendjen e tij fizike përpara se të rikthehet në futboll pas vuajtjes së një ndalimi 18-mujor nga dopingu. /Telegrafi/

telegrafi sport app