LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Të vendosim për datën e zgjedhjeve

Veliu: Të vendosim për datën e zgjedhjeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se vendi është në krizë institucionale dhe se nuk ka funksionim normal as të Qeverisë, dhe as të Kuvendit.

Veliu në tryezën e partive politike lidhur me zgjedhjet tha se zgjidhje për gjendjen aktuale në vend janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, raporton Telegrafi.


“Është mirë të arrihet një pajtim se kur do të jetë data e ardhshme e zgjedhjeve”, u shpreh Veliu.

Ai tha se vendi po kalon në procese të rëndësishme dhe si LDK duan të ketë konsensus të partive për disa çështje me rëndësi për vendin. /Telegrafi/