Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka demantuar një lajm të plasuar sot në njërin nga portalet kosovare, për kinse një takim të tij në Podujevë me Sami Lushtakun e PDK-së. Lajmin e ka demantuar edhe pronari i restorantit, ku pretendohet të ketë ndodhë takimi.
Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se” jo vetëm sot, por asnjëherë në jetë nuk jam takuar jo zyrtarisht me Samiun”.
“U bëj thirrje mediave që të jenë me të kujdesshëm për lajmet që plasojnë dhe t’i konfirmojnë ato para se t’i publikojnë”, ka shkruar Veliu.
Postimi i plotë i Veliut:
“Të dashur miq,
Nga shume gazetarë dhe qytetarë po marr thirrje për një lajm të botuar në një portal, për kinse një takim timin me Sami Lushtakun – kryetar i PDK-së në Skenderaj.
Nuk është në natyrën time të merrem me lajme të rreme, të cilat të vetmin qëllim kanë dëmtimin e procesit të brendshëm zgjedhor në LDK, i cili ka hyrë në fazën finale.
Mirëpo, për shkak të interesimit të opinionit publik ua bëj me dije se, jo vetëm sot, por asnjëherë në jetë nuk jam takuar jo zyrtarisht me Samiun.
Sot kam përmbyllur një ditë pune dhe sipas agjendës kam pasur takim me qytetarë të komunës sonë.
Me këtë rast, dua t’u bëj thirrje mediave që të jenë me të kujdesshëm për lajmet që plasojnë dhe t’i konfirmojnë ato para se t’i publikojnë.
Gjithashtu, ftoj qytetarët, veçmas anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së që lajmet e tilla dhe të ngjashme t’i marrin me rezervë, sepse tash kur fryma e fitores së LDK-së po dominon kudo, për pasojë do të ketë edhe propagandë të pa bazuar dhe pa asnjë argument, por edhe shpifje si kjo e sotmja.
I juaji Agim Veliu!”, ka shkruar Veliu.
Ndryshe, një portal ka publikuar sot lajmin për kinse takimin e Agim Veliut me Sami Lushtakun në një restorant të Podujevës.
Lajmin për takimin e Veliut me Lushtakun e ka demantuar edhe pronari i restorantit, i cili në lajm përmendet si vend i takimit.
“Reagim ndaj Gazetës BLIC dhe disa portaleve tjera vendore!
Te nderuar kliente dhe qytetare,
Sot ne disa media u perhap nje lajm qe ne restaurantin tone ka ndodhe nje takim mes Agim Veliut dhe Sami Lushtakut.
Madje ky lajm thirret ne burime brenda restaurantit tone dhe shprehet se kinse stafi yne ka ndaluar klientet tjere te futen ne restaurant.
Ky lajm ne teresi eshte i pavertete, dhe kerkojme nga ky portal qe ta terheq lajmin, sepse lajmet e tilla e demtojne imazhin e Restaurantit tonë te cilin e kemi ndertuar me mund dhe perkushtim.
Tek ne jane te mireseardhur te gjithe dhe te gjithe do te trajtohen e sherbehen ne menyre profesionale, si gjithmone.
Me respekt Restaurant NOBEL”(sic.), thuhet në reagim.
Ndërsa, në prag të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, të paralajmëruar për 3 gusht, emri i Agim Veliut- kryetarit të Komunës së Poddujevës dhe nënkryetarit aktual të LDK-së, po përflitet si njëri nga kandidatët potencial për tu zgjedhur kryetar i LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit