LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski për masakrën në Orlando: Vrasje nga radikalizmi dhe urrejtja

Veliçkovski për masakrën në Orlando: Vrasje nga radikalizmi dhe urrejtja

Kryetari  Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski, me rastin e masakrës në Orlando, ka dërguar letër ngushëllimi deri te ambasadori i ShBA në Maqedoni, Jess Baily, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në letrën e tij mes tjerash thuhet:


“Me keqardhje i pranuam lajmet për aktin e tmerrshëm në Orlando, i cili morri jetën e 50 personave. Jemi thellë të prekur nga humbja, sidomos duke marrë parasysh që këto jetë janë marr në një akt të radikalizmit dhe urrejtjes”.

Mendimet dhe lutjet e Liberalëve dhe të qytetarëve të Maqedonisë janë me familjet që pësuan humbje por edhe me tërë amerikanët.

Jemi të bindur që kombi do të rikuperohet nga kjo tragjedi, ndërsa ata që e inspiruan këtë akt kriminal do të ballafaqohen me drejtësinë” e përfundon letrën e tij Veliçkovski ­./Telegrafi/