LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski: Administrata publike duhet të reduktohet

Veliçkovski: Administrata publike duhet të reduktohet

Në këtë moment nuk kemi ide sesa njerëz janë të punësuar në administratë. Por në qoftë se konfirmohet mbipunësimi partiak në administratëm nuk do të ketë zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk do ta konsolidojmë shtetin pa konsolidimin e financave publike. Kjo do të thotë ndryshim të parimit dhe efektivitetin e subvencioneve – nga bujqësia, deri në transportin publik. E njëjta gjë vlen edhe për administratën. Askush nuk pëlqen lirim nga puna, por çfarë duhet të bëhet – do ta bëjmë’, tha kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski në takimet gjatë vizitës në Strumicë.


Veliçkovski shtoi se qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetë, kurse politikanë kanë për detyrë të përballen me vështirësitë. /Telegrafi/