Vela: Isha shumë afër Barcelonës, por nuk ishte vendimi vetëm në dorën time

Vela: Isha shumë afër Barcelonës, por nuk ishte vendimi vetëm në dorën time Ylli i Los Angeles FC, Carlos Vela pranoi se ai ishte "me të vërtetë afër" për t'u bashkuar me Barcelonën dimrin e kaluar, duke konfirmuar se gjigantët spanjoll me të vërtetë kishin arritur një marrëveshje huazimi.
Pasi shënoi 14 gola dhe siguroi 13 asistime në sezonin e tij debutues për LAFC, Vela ishte subjekt i interesit nga Barça, i cili kaloi dimrin duke kërkuar të nënshkruajë me një sulmues të ri.
Meksikani u rendit ndër objektivat e përfolur, por një veprim nuk u realizua kurrë pasi Barcelona vendoi ta transferojë Kevin-Prince Boatengun, i cili bëri vetëm katër paraqitje me ekipin, ndërsa Vela kaloi dimrin duke u përgatit për sezonin e tij të dytë në MLS.
Por, Vela pranoi që ishte shumë afër të transferohej te Barcelona dhe nëse do të ishte vendimi vetëm i tij, ai do të ishte bashkuar me Barcelonën për atë periudhë.
"Isha vërtet afër. Ishte muaji i dytë i pushimeve, unë isha duke pirë 'pina colada' dhe agjenti im më thirri dhe tha: 'shiko, Barcelona po të thërret. Ata duan që ju të luani për katër muaj, atëherë ju mund të ktheheni në LA'".
"Unë i thashë vetëm po, nuk më interesojnë paratë ose asgjë. Unë do të filloj stërvitjen nesër, më jepni dy javë që të jem pak i përshtatshëm".
"Barcelonës, Real Madridit nuk mund t'i thuash jo..... Nëse do të ishte zgjedhja ime, me siguri, unë do ta pranoja atë", përfundoi ylli meksikan.






















































