Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për arsyet se pse pësuan humbje sot ndaj Spanjës.  

Sipas tij ndeshje të tillë e rrisin ekipin dhe eksperiencën,


“Besoj se e filluam ndeshjen mirë, e morëm një gol që ishte supergol. Mundemi vetëm t’ia urojmë Olmon”.

spanja kosova11

“Ndoshta do duhej pak më shpejtë të reagojmë aty. Ndodhin këto me këto skuadra. Nuk pritej të marrim golin e dytë pas 2-3 minutave, kjo na pengoi pak të vazhdojmë lojën tonë”.

“Pastaj shënuam, por edhe filloi lodhja sepse bënim shumë presion, e dimë fuqinë e Spanjës. Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app