LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi e Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi e Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi dhe Florent Hadergjonaj po vazhdojnë më formë të mirë në Superligën e Turqisë.

Njëri që luan te Fenerbahce e tjetri te Kasimpasa, po tregohen vendimtarë me lojën që po zhvillojnë pas rikthimit të futbollit nga pandemia me coronavirus.

Sulmuesi prizrenas shënoi dhe asistoi në fitoren 3-2 të Fenerit në fundjavën që shkoi ndaj Yeni Malatyaspor, për të qëndruar në pozitën e gjashtë me 46 pikë.


Në anën tjetër, Kasimpasa ka arritur të mposhtë 2-0 Gençlerbirligin, për t’i ikur zonës që dërgon prej rënies nga liga, pasi aktualisht është në vendin e 11-të me 35 pikë.

Dy reprezentuesit e Kosovës po stabilizohen çdo ditë e më shumë në ligën turke, e që këto janë sinjale pozitive për ndeshjet që zhvillon Përfaqësuesja jonë në muajin shtator në Ligën e Kombeve, por edhe ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CCERwXBqsKY/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori