Nga mësimet e tij në shkollën e lartë pedagogjike dolën edhe fotografë kosovarë të cilët kanë, punuar apo vazhdojnë të punojnë për agjencitë e mëdha botërore.

Fadil Gacaferri i lindur në Pejë në vitin 1931, shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes ndërsa, normalen në Prishtinë. Ai ishte nxënës i gjeneratës së parë të Normalës së Prishtinës. Pas punës si mësues Gacaferri kreu fakultetin në Universitetin e Nishit ndërsa magjistraturën në Universitetin e Rjekës në Kroaci. Pas kësaj ai ishte mësimdhënësi i parë i fotografisë në gjuhën shqipe në Kosovë.

Gacaferri ka punuar për 30 vjet në Universitetin e Prishtinës gjatë kësaj kohe edhe ka botuar disa libra: Teknika e Fotografisë, botuar nga Universiteti i Prishtinës si dhe librat, Kamera Fotografike dhe Fotografimi Komponimi Motivi.